Agim Canaj është emëruar trajner i Vllaznisë, pasi dy palët kanë bërë zyrtare atë që ishte përfolur prej disa ditësh. Klubi shkodran ka njoftuar nënshkrimin e kontratës njëvjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër. I kontaktuar nga Supersport, Canaj konfirmoi se do të marrë menjëherë frenat e Vllaznisë, ndërsa para prezantimit do të ketë një takim të gjatë me drejtuesit e klubit, për të përcaktuar detajet dhe piketat për sezonin e ri. 51-vjeçari shtoi gjithashtu se për momentin nuk mund të flasë për objektiva konkretë, pasi gjithçka do të vendoset pasi të njihet me skuadrën dhe të shihen mundësitë financiare të klubit.
