Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vllaznia pret Flamurtarin, dy skuadra që kanë ecur kundër pretendimeve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Vllaznia pret Flamurtarin, dy skuadra që kanë ecur kundër pretendimeve
Sport

Vllaznia pret Flamurtarin, dy skuadra që kanë ecur kundër pretendimeve

anazapta
Published November 24, 2012
Share
SHARE

Derbi i të dëshpëruarve

 

Derbi i të dëshpëruarve është ndeshje që do të zhvillohet sot pasdite në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku Vllaznia do të presë Flamurtarin. Janë dy skuadra të deklaruara si pretendente në prag të sezonit, për shkak të merkatos që i përshtatej synimeve ambicioze. Që të dyja kanë ecur me të njëjtin hap, veçse jo drejt titullit kampion. Vllaznia e Flamurtari janë ndër zhgënjimet më të mëdha të sezonit, tepër poshtë Skënderbeut në majën e renditjes. Shkodranët vijnë pas barazimit pa gola me Besën në Durrës, ndërsa vlonjatët fituan në fundjavën e shkuar kundër Kukësit, por të mërkurën u mundën nga Skënderbeu në takimin e prapambetur të javës së dhjetë, një ndeshje që nuk u shpëtoi polemikave të zakonshme sa herë që luajnë këto dy skuadra. Vllaznia ka një pikë më tepër se Flamurtari dhe fitorja sot mund të ketë vlera të mëdha për luftën e kualifikimit në Europa League.

 

Takim i fortë pritet edhe në Kukës, ku vendasit presin Kastriotin, me synimin për të nisur një seri tjetër pozitive si ajo që u ndërpre javën e kaluar në Vlorë. Tirana, skuadër që tashmë është ngjitur në vendin e tretë pas dy fitoreve radhazi, do të ketë një test të fortë në Ballsh, kundër Bylisit, ku i pranishëm do të jetë Naxhi Shensoj, trajneri që do të zëvendësojë Agim Canajn në krye të vendasve. Në Berat, përsëri një sfidë mbijetese, me Tomorin që pret Shkumbinin.

anazapta November 24, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?