Vllaznia në futboll për femra vazhdon të mos njohë rivalë në kampionatin shqiptar.
Pasditen e së mërkurës ajo është kurorëzuar me titullin kampion të rradhës. I nënti në historinë e këtij ekipi, në 9 vite eksitencë të tij.
Ndeshja e fundit e kampionatit, ajo ndaj Skënderbeut është zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ekipi shkodran ka fituar me rezultatin 6-0 falë tre golave të Doçit, Borcit, Franjes dhe Lufos.
Pas përfundimit të ndeshjes është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medajeve për të gjithë pjestarët e Vllaznisë dhe kuptohet që momenti më emocionues ka qenë kur përfaqësuesja e Federatës Anila Basha, ka dorëzuar kapitenes Esmeralda Franja kupën dhe më pas ka shpërthyer festa.
Ekipi i Vllaznisë, ndërkohë nuk do të ketë shumë kohë për të festuar sepse do të nisë menjëherë përgatitjet për finale e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës që do të luhet ditën e hënë dhe padyshim që objektivi është për ta sjellë edhe trofeun e 9-të rradhazi të Kupës në Shkodër.
j.l./ dita
