Vlonjati arrestohet për 29 kg drogë të sekuestruar vitin e kaluar

Elton Tafaruci

Një 28 vjeçar është arrestuar për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës.

Kreshnik Metushaj akuzohet se më 29.05.2015 së bashku me 6 shtetas të tjerë në vendin e quajtur “Kuzum Baba” po transportonin 29 KG (kilogram) lëndë narkotike të llojit “Çokollatë”

Arrestimi i tij u bë në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë.

Në pranga deri tani janë dhe 3 persona të tjerë. Metushaj ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Gjithashtu, ngaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *