Këshilli Bashkiak i Vlorës u jep 9 personaliteteve titullin “Qytetar nderi”, vetëm me votat e të majtëve, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Bëhet fjalë për një propozim të ardhur nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika, për kontributin që kanë dhënë secili prej këtyre emrave për kombin shqiptar ndër vite. Mësohet se me këtë titull janë nderuar Rexhep Qose dhe Ismail Kadare, dy armiq me njëri-tjetrin por qe po i bashkon Vlora dhe Pavarësia. Kjo pikë ka shkaktuar debate në mbledhjen e Këshillit, ku këshilltarët e PDIU-së dhe në tërësi anëtarët e djathtë nuk kanë qenë dakord me emrat e shpallur nga Gjika. Ndër emrat që morën titullin “Qytetar nderi” vetëm me votat e të majtëve janë akademikët Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, apo ish- ambasadori amerikan John Withers.
Bravo 🙂