Vlora hap sezonin turistik me muzikë dhe politikë

anazapta

Çelja e sezonit turistik është një traditë e bukur në Vlorë që përvit shton ngjyrat e qytetit, fton miqtë të vijnë të vizitojnë e shijojnë bukuritë vlonjate, mirëpret qindra festivalistë, duke u bërë një nga mikpritëset më të dashura për sezonin e verës, për aktivitetet e shumta, duke ofruar resurse natyrore e falur mirësi njerëzore. Veshur me një kostum ngjyrë të çelët, lideri socialist Edi Rama ka përshkruar dje sheshin në Skelë, ndjekur nga dhjetëra simpatizantë, ndërsa është shoqëruar nga kreu i Bashkisë Vlorë. Për prezantimin zyrtar si kandidat për deputet nën siglën Rilindje, Rama ka zgjedhur pikërisht ditën e çeljes së sezonit turistik në Vlorë, një ditë tërësisht festive për qytetin.

“Në katër vitet e ardhshme do të bëjmë për Vlorën aq sa nuk është bërë më parë”, kanë qenë ndër fjalët që ka çelur fushatën Rama, duke ftuar të gjithë për ndryshimin e pritshëm. “Vlora dhe Shqipëria të lidhen me rrugën që meriton ky qytet”, e ka mbyllur ai fjalën e tij, ndërsa ka vijuar po në këmbë shëtitjen në qytet, duke u takuar me qytetarë të shumtë në rrugët e qytetit dhe duke u përshëndetur me ta, ndërsa në një takim me gazetarët ka prezantuar edhe stafin e tij të shpërngulur tashmë në qytetin bregdetar. Gjithçka dje në Vlorë është përqendruar në zonën e Skelës, ku fare pranë bregdetit nuk kanë munguar ngjyrat e tingujt, fluksi i njerëzve, për të vijuar në zonën bregdetare me plazhistët, apo më tej kilometra me parashutistët e të apasionuar pas sportit të ajrit.
Tradita është thyer duke u zhvendosur gjithçka në Skelë, dhe jo në ambjentet e plazhit të ri, ndërsa bashkë me çeljen e sezonit, kanë qenë të shumtë ata që kanë pritur ardhjen e Ramës në çeljen e ceremonisë zyrtare.
Për gjithë orët e mëngjesit kanë spikatur ngjyrat e festivalistëve të “Aulona Internacional Folk”. Bashkë me ngjyrat e kostumeve të sjella nga vendet ballkanike dhe treva shqiptare, zona pranë bregdetit ka përjetuar një dekor festiv. Parapërgatitur për çeljen zyrtare, përgjatë gjithë kësaj jave sheshi ka mirëpritur një mori performancash që nga “Kripëmjaltëzat”, e deri tek numër rekord të rinjsh tek “Rock on”.
Ceremoninë zyrtare të çeljes së sezonit turistik e ka hapur kreu i bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i cili është ndjerë pjesë e kësaj atmosfere, duke theksuar tonet pozitive, por edhe ftuar për ndryshim muajin në vijim. “Dimensionet e këtij mjedisi festiv, të bukur dhe plot ngjyra, më bëjnë të jem optimist për gjithçka që vjen pas ditës së sotme, atë që presim, ne, vlonjatët dhe mbarë shqiptarët. Sot çelim sezonin veror, me një shpresë të re, me një besim të patundur se muajt që vijnë do të jenë ndryshe”.
Të pranishëm në ceremoninë zyrtare kanë qenë dje edhe kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri e konsulli i Italisë në Vlorë, që shprehën kënaqësinë e tyre në pjesëmarrjen në një aktivitet të tillë. Ndërkohë, mbrëmja ka vijuar me natën e parë të festivalit. Një shi i rrëmbyeshëm ka shpërndarë për rreth një orë të gjithë pjesëmarrësit që pasi kanë gjetur nga një strehë, nuk kanë ngurruar të presin e më tej të rikthehen sërish në shesh, pavarësisht shiut që binte, për të shijuar të gjitha notat e muzikës popullore vlonjate. Gjatë dy ditëve në vijim aktivitetet për hapjen e sezonit do të vijojnë, ndërkohë që pritet mbërritja e një numri të madh qytetarësh edhe nga qytetet e tjera, të cilët marrin pjesë çdo vit në këtë festë të kthyer tashmë në traditë.

1 rama23

 

Share This Article
12 Comments
    • Te gjitha ne Vlore fillojne ! Nje fitore e madhe per PS per zotin Edi Rama dhe per Shqiperin ! Nje lider qe e meritojm

  • PS do te mare nje fitore historike ne Vlore, dhe ne te gjtihe shqiperin, kjo eshte e sigurte…Te gjtihe te vendosur per Rilindje.

  • Aty ku nisi nderitmi i shtetit shqiptare, do te nise edhe rrugetimi i Rilindjes kombetare, per te ndryshuar faqen e historise. Bravooo Edi Rama vlora te meshtet pafund

  • Vlora eshte e majte dhe Berishen e ka urryer gjithmone, sepse ai nuk ka bere asgje per Vloren, ndaj me 23 Qershore Vlora do ti jape neshkimin e merituar Berishes

  • Ardhja e Rames ne Vlore eshte rkthimi i shpreses tek Vlonjatet, se shqiperia mund te behet edhe me shqiptare….Vlora me 23 Qershore voton PS

  • Vlora vlora bjeri Sales me vote kunder moj te lumte dora…ta rrezojme Berishen nga pushteti per ti kthyer Vlores vemendjen e merituar si kryeqyteti i historise dhe 100 vjetorit.

  • Ne vloren e flamurit ku u festua 100 vjetori, do te nise dhe 100 vjetori i dyte i shqiperise eropiane, me Edi Ramen Kryeminister.

  • Vlora do te votoje Partine Socilaite per te bere relaitet programin e saj dinjitoz, per me shume progres dhe per me shume punesim per te rinjte…per nje mireqenie ekonomike te qendrueshme RILINDJE

  • Vlora ka nderin e madhe te kete ne listat per deputet kryeministrin e ardhshem te Shqiperise, njeriut qe do ja ndroje njehere e mire faqen ketij vendi dhe do ta rilinde Shqiperine.

  • Eshte shenje e mire kur celja e fushates behet ne nje dite me celjen e sezonit turistik,sepse ne kete sezon do te dergohet me pushime edhe pozita,sigurisht me pushime te gjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *