Vlorë, 4 persona me maska grabisin çiftin e të moshuarve në banesë

DITA Online

 

Katër persona kanë grabitur dhe dhunuar një çift të moshuarish në qytetin bregdetar.

Policia e qytetit bregdetar njoftoi se grabitja është shënuar në një banesë në lagjen 1 Maji në Vlorë gjatë natës.

Burime policore bëjnë me dije se 2 persona kanë hyrë në banesën e çiftit nga dritarja në një kohë që një i tretë i ka rënë ziles së banesës për të tërhequr vëmendjen, ndërsa një tjetër i katërt ka pasur rolin e rojës.

Mësohet se pasi kanë hyrë në banesë një nga personat i maskuar dhe i armatosur ka mbajtur çiftin e të moshuarve në një dhomë, ndërsa një person i dytë ka kontrolluar banesën duke marrë një sasi parash, bizhuteri, sende të tjera me vlerë.

Policia e Vlorës thotë se ka nisur një hetim të plotë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *