Vlorë, 45-vjeçari i vë flakën vetes në banesë

J L

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku një 45-vjeçar është vetëdjegur në banesë.

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se shtetasi me inicialet A.J. 45 vjeç dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.08.2019, rreth orës 03:30, në fshatin Fitore, Vlorë, shtetasi A.J. 45 vjeç  dyshohet se është vetëdjegur në banesë, ku për pasojë ka humbur jetën.

45-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe jetonte i vetëm në banesë.

Grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Cudi say shqiptare vuajne nga sistemi mendor pas 90tes. SI shpjegohet? Do jete ndonje virus besoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *