Vlorë, aksidentohet furgoni me tetë mësues

anazapta

Një aksident ka ndodhur pak minua më parë në Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ujit të Ftohtë, ku mësohet se janë përplasur një makinë dhe një furgon në të cilin gjendeshin 8 mësues. Sipas policisë, automjetet e përplasura janë një furgon me targa AA 198 A dhe një Benz me targa VL 557D.

Mësohet se tetë mësuesit kanë marrë lëndime të lehta. Ata japin mësim në një shkollë private dhe po shkonin për të festuar 7 Marsin në një nga lokalet e Radhimës.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *