Vlorë, arrestohen 3 persona, 3 inspektorë të ndërtimores nën hetim

redaktor

Policia e Vlorës në vijim të operacioneve të ndërmarra ka bërë të mundur ndalimin e 3 personave, ky 2 prej tyre të shpallur në kërkim, ndërsa ka filluar 4 procedime penal në ngarkim të punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë për Shpërdorim detyre.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar ” Transferimi”, u arrestuar 28-vjeçari Marjo Ramaj , ishpallur në kërkim për “Vjedhje me pasojë vdekje” .

Ndalimi i tij u krye pasi ky shtetas dyshohet se më datë 6 shkurt shkurt 2010 në Petralona-Greqi  ka vrarë me mjet prerës në banesën e tij shteteasin grek me iniciale J. S.  Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka nisur në Greqi dhe është transferuar në Shqipëri. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të Vjedhjes me pasojë vdekjen”.

Sipas policisë 28-vjeçari ka qënë i shumëkërkuar nga autoritetet greke dhe disa herë ka arritur ti shpëtojë operacioenve për arrestimin e tij.

Gjithashtu nga Strukturat Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë u bë i mundur kapja dhe ndalimi i 45-vjeçarit Vilson Lushaj, i shpallur në kërkim për “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Fallsifikim dokumentash” :

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Vlorë në muajin gusht të këtij viti pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave ka arritur të përvetësojë rreth 22 mijë m ² tokë truall 20 prej të cilave ndodhen në zonën e plazhit të vjetër ndërsa pjesa tjetër në zonën e Ujit të Ftohtë, me një vlerë prej rreth 3 milion euro.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë është bërë edhe sekuestrimi i siëprfaqes së tokës së përfituar në mënyrë të paligjshme.

Policia e Vlorës gjithashtu ka arrestuar në flagrance edhe 18-vjeçarin Sardi Dalipaj pasi akuzohet për “Drejtim automjeti në gjëndje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi ka qënë nën drejtimin e një automjeti tip Kamion me targa VL 3241 B, i pa pajisur me leje drejtimi, të cilin e kishte ngarkuar me lëndë drusore (pishë) të cilin e ksihte prerë në fshatin Pish-Poro.

Gjithashtu nga Strukturat Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë kanë filluar 4 procedime penale,  në ngarkim të inspektorëve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Këto 4 procedime kanë filluar për 4 raste të ndërtimeve pa leje në qytetin e Vlorës të cilat janë evidentar nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *