Policia e Vlorës ka arrestuar nënën e një të burgosuri e cila ka tentuar që të fusë drogë në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë.
Shtetasja me iniciale S.S. 62-vjeç ka shkuar për t’i dërguar ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.
Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa. Menjëherë, në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
o.j/dita

Ne rast se djali i saj ne burg ,ka mare per vite droge personalisht ,kjo nena e tij eshte e pa fajshme ,lirojeni nga burgu .Ngulm kembe se ne te gjithe boten e zhvilluar perendimore , te burgosurve paciente i ipet droge vete nga shti ,eshte ligj ,e natyrisht mbasi i dalin analizat e jo kuturu . Fai i shkaterimit te rinise , eshte vetem i poitikaneve qe mbollen te gjithe teritorin me droge .Kjo nena e ketij djali po te jete e zgjuar ,te hedhe shtetin ne gjygj ne Strasbourg dhe e garanoj qe do dali nga burgu dhe do e demshperbleje sheti vete ,por me taksat tona ,te kokpalareve .
Ne rast se djali i saj ne burg ,ka mare per vite droge personalisht ,kjo nena e tij eshte e pa fajshme ,lirojeni nga burgu .Ngulm kembe se ne te gjithe boten e zhvilluar perendimore , te burgosurve paciente i ipet droge vete nga shti ,eshte ligj ,e natyrisht mbasi i dalin analizat e jo kuturu . Fai i shkaterimit te rinise , eshte vetem i poitikaneve qe mbollen te gjithe teritorin me droge .Kjo nena e ketij djali po te jete e zgjuar ,te hedhe shtetin ne gjygj ne Strasbourg dhe e garanoj qe do dali nga burgu dhe do e demshperbleje shteti vete ,por me taksat tona ,te kokpalareve .
E ka patur rigon lumemadhja. Per caj.
Kot i bini me qafe