Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një të moshuar, i cili akuzohet për vepra të turpshme kundrejt një të mituri. Burimet zyrtare thanë se në pranga është vënë shtetasi Kristo Çerkezi, 74 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye në banesën e tij në lagjen “Osman Haxhiu”, pasi ka kryer vepra të turpshme me një shtetas të mitur me iniciale E.L, 9 vjeç, banues në lagjen “Lirimi”.
Sipas mjekut ligjor nuk ka pasur marrëdhënie intime në këtë rast. Më herët Çekrezi është arrestuar në gusht të 2015, por u lirua. Pas kësaj Gjykata e Vlorës, e dënoi me 2 vite burg për veprën penale “Vepra të turpshme”.
