Vihet në pranga personi i dyshuar si autor i vrasjes së një biznesmeni, krim i kryer dy muaj më parë në shtator. Policia ka bërë të ditur arrestimin e Bledar Jambellit, 24 vjeç, nga fshati Mbrostar i Fierit, i cili dyshohet si autori i vrasjes së biznesmenit Amarildo Delaj, 27 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në datën 4 shtator 2012 në lokalin e viktimës, në lagjen “Lirimi”, Vlorë, rreth mesnatës. Vrasja është kryer përmes xhamit të dritares, ndërsa 27-vjeçari ishte brenda lokalit të tij. Në drejtim të 27-vjeçarit Delaj u qëllua me 18 plumba kallashnikovi, çka i shkaktoi atij vdekjen, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur.