Agjentët e policisë së Vlorës kanë arrestuar në orët e fundit një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.
Bëhet fjalë për shtetasin Marjus Barjami, i akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në maj të vitit të kaluar, uniformat blu kryen një operacion që bëri të mundur asgjësimin e bimëve të lëndëve narkotike të kultivuara në fshatrat Treblovë dhe Vezhganisht.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe armë zjarri, si dhe u arrestuan 6 persona, ndërsa 27-vjeçari Barjami u shpall në kërkim.
