Një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike u arrestua nga policia e Vlorës.
Jaho Aliaj, 63-vjeç, banues në fshatin Penkovë është shpallur në kërkim që në vitin 2014.
Kapja dhe ndalimi i këtij personi në kërkim u bë nga Shërbimet e Policisë në lagjen “Hajro Çakërri” pranë “Bar-INI”, pasi më datë 02.09.2014, është shpallur në kërkim.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /Dita/
