Një efektiv i Policisë së Qarkullimit Rrugor të Vlorës është arrestuar sot për marrje ryshfeti.
Sektori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) vuri në pranga inspektorin Eduart Feraudin Mustafa, efektiv i Komisariatit të Policisë Vlorë, me detyrë “trupë shërbimi” në seksionin e Policisë Rrugore.
Arrestimi i këtij punonjësi policie u krye për veprën penale të “Korrupsionit Pasiv”, e parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal.
Mësohet se Mustafa, ndërsa ishte në shërbim në një nga kryqëzimet e rrugës Trans – Ballkanike, dje pasdite, i ka marrë një drejtuesi automjeti një shumë parash.
