Vlorë, arrestohet për korrupsion shoferi i Gjykatës së Apelit

redaktor

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për korrupsion pasiv. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga shoferi i Gjykatës së Apelit, Robert Petoshati, në momentin që ishte duke marrë një sasi parash, nga 44-vjeçari, Gjolek Xhaferri.

Xhaferri i ka dhënë një sasi prej 2 mijë eurosh dhe 100 mijë lekë Petoshatit. Dyshohet se këto para do t’i jepeshin trupit gjykues për zgjidhjen e  çështjes në favor të vëllait të Gjolek Xhaferrit. Ata janë arrestuar në flagrancë në një lokal pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *