Vlorë, asgjësohen 6 parcela me kanabis, nën hetim kultivuesit

anazapta

Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi ditën e djeshme 6 parcela me 480 rrënjë bime narkotike, kanabis sativa. Parcelat me kanbis u zbuluan në afërsi të fshatit Velçë, 50 km në lindje të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave të policisë. Kjo e fundit tha se bimët narkotike, që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara, pranë përrenjve dhe në toka publike, ishin zhvilluar në një lartësi 1.8 m. Policia tha se ka nisur procedimi penal për identifikimin e autorëve. Ky aksion, pason atë të një dite më parë në të njëjtin fshat, ku u asgjësuan 860 rrënjë bime narkotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *