Një automjet tip “Benz AMG” me targa AA 306 TF është përfshirë nga flakët, teksa ka qenë në lëvizje në afërsi të fshatit Novoselë në Vlorë.
Nuk raportohet për të lënduar, pasi drejtuesi ka braktisur menjëherë automjetin në momentin e rënies së zjarrit.
Vijojnë hetimet për shkaqet e këtij incidenti ku paraprakisht dyshohet se ka pasur një shkëndijë në paketën elektrike.
Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të neutralizuar e flakët.
l.h/ dita
