Vlorë, bastisi 3500 euro e bizhu në banesë, tenton arratisjen

redaktor

Policia vendore njoftoi se ka ndaluar personin në kërkim për vjedhje banese, Leart Zanaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakëri”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se më datë 1 gusht 2014 ka vjedhur banesën e E. B., në lagjen “Pavarësia”, nga ku ka marrë 3500 euro, bizhuteri, Ipad, telefon celular, si dhe sende të tjera me vlerë. Burime policore thanë se Zanaj dyshohet edhe për vjedhje të tjera, për të cilat po kryhen hetime. Gjatë aksionit ai është përpjekur të arratiset me mjetin e tij, por pa mundur dot.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *