Vlorë, hidhet nga kati i tetë 73-vjeçarja

anazapta

Një 73-vjeçare ka rënë nga kati i tetë i pallatit ku jetonte, duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Skelë”, në Vlorë. Burimet bëjnë të ditur se viktima është Menekshe Zotaj, e cila në momentin e ngjarjes ka qenë e vetme në banesë. Mësohet se e moshuara është hedhur vetë nga ballkoni. Ajo vuante prej kohësh nga diabeti, madje në dorë i është gjetur një serum.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *