Vlorë, digjen dy makina të parkuara, dyshohet e qëllimshme

anazapta

Dy makina janë djegur gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë, ndërkohë që dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Ngjarja e parë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “Pavarësia”, ku fillimisht automjeti tip fuoristradë ka marrë flakë, pasi i është vendosur lëndë djegëse në pjesën e përparme të tij. Si pasojë e flakëve është djegur edhe një automjet tjetër, i cili ka qenë i parkuar po aty. Polica ka nisur hetimet dhe mori në pyetje A. S., pronar i mjetit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *