Vlorë, digjet makina private e një oficeri policie

redaktor

Një automjeti në pronësi të një efektivi policie i është vënë flaka mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Burime policore nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se automjetit me targa italiane AN420VN, ishte parkuar pranë konvikteve të vajzave, kur i është vënë flaka.

Nga hetimet paraprake dyshohet se makinës i është vënë zjarri qëllimisht, për shkak të detyrës së pronarit të saj.

Policia nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe arrestimin e autorëve./bw

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *