Vlorë: Digjet sërish makina e gazetarit

editor

Pak pas mesnate një automjet është djegur plotësisht në qytetin e Vlorës. Flakët kanë mbuluar makinën në pronësi të gazetarit të “Ora-News” Gentian Bellaj, shumë pranë banesës së tij.

Sipas një prononcimi të dhënë për median në fjalë, gazetari ka deklaruar dyshimet e tij për zjarrvënie të qëllimshme, pasi kjo ishte hera e dytë që automjeti i tij digjej nga flakët. Episodi i parë mësohet të ketë ndodhur në shkurtin e vitit 2011-të, ndërkohë forcat e policisë kanë nisur  hetimet në lidhje me ngjarjen, duke u fokusuar pikërisht tek detyra e kryer nga gazetari.

Menjëherë pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve, duke e konsideruar këtë akt si një shantash mbi gazetarin Bellajn, si dhe u ka kërkuar forcave të policisë së Vlorës, zbulimin e autorëve dhe motivet që çuan në djegien e automjetit të tij për të dytën herë.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptare kërkon zbardhjen e menjëhershme të autorëve dhe motiveve të zjarrit të vendosur në autoveturën e reporterit vendor. Kërkojmë nga policia dhe organet hetimore të Qarkut të Vlorës të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore çdokënd që është i lidhur me këtë veprim, i cili për organizatën tonë ka domethënien e një kërcënimi dhe shantazhi mbi reporterin,”- përfundon deklarata e Unionit të Gazetarëve. /A.V

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *