Vlorë, e marrin peng dhe e keqtrajtojnë, policia arreston 3 të dyshuarit

anazapta

Një i ri u mor peng dy ditë më parë dhe u dhunua nga tre persona, të cilët përfunduan në pranga. Ngjarja ndodhi në qytetin e Vlorës dhe sipas informacionit të policisë, po hetohet për zbardhjen e shkakut të pengmarrjes. Paraprakisht dyshohet për një borxh, ose konflikte të vjetra mes dy palëve.

Burime zyrtare nga komisariati thanë se të arrestuar janë Veron Dautllari, Emiljano Dautllari dhe Soleno Robi, te tre nga Vlora. Këta persona, akuzohen se pasi morën peng të riun, emri i të cilit nuk u bë i ditur për arsye sigurie, e kanë keqtrajtuar dhe më pas e braktisën në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”. Ndalimi i tyre është kryer menjëherë pas kallëzimit të marrë në polici nga të afërmit e personit të dëmtuar. Nuk janë dhënë sqarime për shkaqet e heqjes së paligjshme të lirisë që zgjati për më shumë se dy orë, por paraprakisht dyshohet për një vetëgjyqësi të të akuzuarve në një konflikt të vjetër ose borxh të pashlyer.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *