Policia ka sekuestruar të dielën një gomone që dyshohet se përdorej nga trafikantët për transportimin e lëndëve narkotike. Mjeti lundrues u gjet i braktisur në vendin e quajtur “Gjiri i Gjipesë” dhe ishte rreth 7 m e gjatë, e pajisur me 2 motorë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky mjet nuk është regjistruar dhe as matrikuluar në organet përkatëse. Policia është duke hetuar në lidhje për të zbuluar pronarët e këtij mjeti që përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike.