Një trup i pajetë është gjetur në breg të detit në Zvërnec të Vlorës.
Viktima u gjet nga peshkatarët, të cilët njoftuan policinë.
Kufoma është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, të cilat do të sqarojnë shkaqet e vdekjes, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet.
Burimet zyrtare raportojnë se trupi i pajetë i përket shtetasit I.I., 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme me shëndetin mendor dhe ishte endacak.
l.h/ dita
