Rreth orës 06:20 të kësaj të diele, është marrë njoftimi nga Policia e Vlorës, se është gjetur një person i pajetë në aksin rrugor të lagjes “Ujë i ftohtë”. Shërbimet e Policisë janë afruar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se në aksin rrugor “Skelë – Ujë i Ftohtë”, pranë objektit “San Tropez”, është gjetur një person i pajetë i shtrirë, në anë të rrugës.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përket shtetasit Ajet Seferi, 80 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë, i cili është dërguar në morgun e qytetit.
Gjatë hetimeve paraprake, dyshohet se ky shtetas mund të jetë goditur nga një automjet pasi në vendin e ngjarjes kanë mbetur shenja gomash dhe xhama të thyer të cilat i përkasin ndonjë mjeti. Policia po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
