Vlorë, hidhet në erë me eksploziv një makinë

Ornela

Një makinë është hedhur në erë me eksploziv gjatë natës rreth orës 03:40 në lagjen ”Isa Boletini”.

Makina është në pronësi të Platon Sinanajt 35 vjeç, banues në qytetin bregdetar.

Lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale, pasi makina ka qenë e parkuar para banesës së 35-vjeçarit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, ndërsa aktualisht është duke u marrë në pyetje pronari për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur.

Por duket se shpërthimi ka qenë një paralajmërim për 35-vjeçarin nga Vlora.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *