Vlorë, arrestohet banda, trafikoi 1.6 ton marijuanë

anazapta

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pas një aksioni që u finalizua me sekuestrimin e një sasie marijuane.  Aksioni i policisë është finalizimi i një hetimi njëvjeçar për trafik të lëndëve narkotike. Hetimi nxori se grupi kishte trafikuar gjatë një viti 1 ton e 631 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë, vlera e së cilës llogaritet të jetë miliona euro.Sipas të dhënave të para të policisë, tre të arrestuarit janë shtetasit: Bexhet Allaj, Dritan Kacani dhe Shpëtim Shehu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *