Policia e Vlorës në sajë të një operacioni antidrogë ka sekuestruar 2 tonë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa ndërsa ka arrestuar edhe 6 persona.
Mësohet se operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Shën Vasil ndërsa në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet P. Çaushi, L. Gjika, V. Bodoj. D. Bodoj, B. Bodoj dhe G. Halili.
Sipas policisë, lënda narkotike është kapur në një furgon dhe kishte si denstinacion Italinë.
Ndërkohë pritet që policia e Vlorës në orët në vijim të japë më shumë detaje për operacionin.

Bravo policis keshtu vazhdoni se popullin e keni me vete..
Po per drogen me vler 3 milion euro qe u kam ne Bari te nisur nga Durrsi cfar do ti thuash policis qe kerkush nuk flet per ata doganier qe e lejuan cfar fjalesh ke per policin.
o mark ne 8 vjet qeverrisje me thuaj nje rast qe u kap 1 ton droge…as ne ato 8 vjet bashke shpellari nuk i kapi 100 kg…cdo na thuash
Vendet ne burg jane te zena…te hapet burgu i spaqit.