Vlorë, kontrabanda e naftës, “Karaburuni” prangos dhe pronarin e pikës së karburantit

Dita

Vijojnë arrestimet mbi operacionin e koduar “Karaburuni” i cili ka nisur që më 25 janar të këtij viti. Policia e Vlorës ka arrestuar edhe Mondi Veshajn, 35-vjeç i cili ishte banues në Vlorë dhe pronar i një pike karburanti në fshatin Sherishtë. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe anijen “Karaburuni”, me të cilën dyshohet se kontrabandohej nga Italia sasia e naftës prej 3500 litrash, e cila është sekuestruar që në nisje të operacionit. Kjo sasi nafte është sekuestruar në fshatin Sherishtë, ku janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, Eduart Alliaj dhe Levzat Canaj. Sipas hetimeve të kryera, grupi kontrabandonte lëndë djegëse që merrej fshehurazi nga anija në port dhe më pas shpërndahej me një autobot në distributorët e karburanteve në disa rrethe të vendit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *