Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë ku një fëmijë 3 vjeç është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën.
Nga informacionet e para, ngjarja është regjistruar në rrugën Transballkanike të Vlorës.
Menjëherë shoferi i automjetit e ka dërguar 3-vjeçarin në spital, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Më pas ai është drejtuar në komisariatin e Vlorës për të dëshmuar rreth ngjarjes.
l.h/ dita
