Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vlorë. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek kryqëzimi Kuzumbaba, ku një automjet përplaset me një motor

Mësohet se të lënduar mbetën drejtuesi i motorit që u përplas nga makina dhe drejtuesi i mjetit, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.