Porti i ri i jahteve në Vlorë tashmë njihet si zhvillimi më i bujshëm i turizmit elitar në Shqipëri dhe kushdo pret me interes zbatimin e projektit. Marina Vlorë në qytetin bregdetar është marrë përsipër nga kompania Brunes, për t’i dhënë një impuls të ri ekonomisë lokale dhe më gjerë. Projekti ambicioz kurorëzon përpjekjet për ta bërë vendin pjesë të destinacioneve më të famshme turistike dhe misioni nisi me konceptimin nga ana e kompanive të specializuara ndërkombëtare.
Marina Projects Ltd është kompania angleze që realizoi dizajnin e portit të ri turistik. Ekspertët e saj kanë hartuar masterplanin që shërbeu si bazë e mëvonshme e të gjithë projektit. Anglezët e Marina Projects njohin shumë mirë këtë industri dhe kanë bashkëpunuar prej 20 vitesh në projekte të suksesshme në të gjithë botën. Së fundmi ata janë familjarizuar me detin Adriatik, me anë të projektimit të dy marinave në Malin e Zi.
Marina Vlorë ka nisur udhëtimin për t’u shndërruar në nyjen qendrore të zhvillimit të turizmit elitar në Shqipëri, me një investim prej 26 milionë euro. Infrastruktura e portit ekzistues do të përshtatet dhe zgjerohet për të krijuar kushtet e ankorimit të mjeteve turistike.
Gjithashtu do të ngrihen diga mbrojtëse dhe pontile pluskuese. Gjatë fazës së punimeve pritet të punësohen deri në 500 persona, në disa profile inxhinierike dhe shërbime mbështetëse nga më të ndryshmet. Shëtitorja “Lungomare” që do të vazhdojë nga porti aktual, në drejtim të pyllit të Sodës, përfshin hapësira të konsiderueshme publike dhe zona të gjelbra, të cilat plotësohen me shërbimet që Marina Vlorë do të ketë në dispozicion të të gjithë qytetarëve.
Ekonomia e Vlorës do të përfitojë rreth 4,3 milionë euro në vit nga të ardhurat prej portit të ri turistik kur të jetë plotësisht funksional. Aktivitetet kulturore dhe sportive që do të zhvillohen në ambientet e Marinës Vlorë do të mirëpresin banorët e qytetit dhe turistët. Të gjithë elementët premtojnë cilësi superiore në çdo moment që njerëzit do të kalojnë pranë kësaj marine.

Ne antishqiptaret ua kemi thene edhe me pare, Shqiperia i perket te huajve! Ne Shqiperi do te jene vetem disa dhjetra mijra shqiptare te pasur, qe do te merren me politike (ha-ha-ha), pra me partite, si dhe me mediat, pjesa tjeter e shqiptarve, disa pak qindra mijra do te jene ne sherbime pastrimi, ruajtje, sherbimesh te ndryshme, etj. Dhe pjesa kryesore e popullsise do te jene te huaj, te pasur natyrisht, qe do te jetojne ne kete vend te bukur. Njeriu yne, z. Edi Rama, na ka permbushur objektivat tona antishqiptare me shume se cdo drejtues tjeter shqiptar pergjate ketyre 100 vjeteve te fundit! Zoti i dhente ymer!
ore na trego portin e mallrave ku punesohen dhjetra mijra puntore dhe sjell qindra milion dollale ne jave
po po, TEC-i ne Narte po kerkon punetore…
Kujdes nga Britaniket se jane truri dhe sponsori kryesor I perçarjes se Shqiptareve per te mos bere dot shtet. Fatos Nano ishte modeli I artit britanik te shkaterrimit te nje kombi.
…dhe punet e mira vazhdojne.
Turp per botuesit e ketyre mashtrimeve te hajduteve qe ju duhet sheshi i Portit, pa gare, pa konsultim, pa projekt, pa zot, per te ndertuar e shitur pallate. Perseris: po grabitet infrastruktura publike per te ndertuar pallate privati. Kaq! Spak, ndaloi!
Tek ne i ka hipur çmenduria në mendja Kryeministrit se ekonomia bazë është turizmi. Edhe Hrushovi tha bëhuni vend agrumesh, pra në të vërtetë i bie realist. Jo more jo, po nuk prodhove, zvaranik do ngelesh tërë jetën. Mos dëgjoni KM si të jetë Zeusi.