Vlorë, maskat terror me armë furgonit të pasagjerëve

redaktor

Maskat shfaqen sërish në rrugët e Shqipërisë. Këtë herë pre e tyre ka rënë një furgon pasagjerësh që udhëtonte drejt fshatit Vranisht në Vlorë. Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit Vasil Pazaj, i cili në lidhje telefonike për News24 ka denoncuar ngjarjen e rëndë.

Ai ka rrëfyer se dy persona te maskuar i kanë zënë pritë dhe nën kërcënimin e armëve, i kanë bërë shenjë të ndalojë. Grabitësit kanë qëlluar disa herë në ajër, por drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar duke u larguar me shpejtësi. Fatmirësisht të shtënat, nuk kanë prekur asnjë prej pasagjerëve.

Ndërkohë, nga burime të policisë mësohet se grabitësit janë fshehur në pyll, Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, ndërkohë që ngjarja ka terrorizuar pasagjerët dhe drejtuesin e furgonit, i cili i bën apel shteti që të parandalojë ngjarje të tilla.

Share This Article
1 Comment
  • Ti i thua kriminelit kapni kriminelin. Ai vet e beri kete çorbe qensh, qe te livadhise si te doje. Popullin e nenvleresoi dhe hengri koken. Te pakten te kene miresine te mos na broçkullisin me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *