Vlorë, mjeti përplaset me trafikndarësen, plagosen 3 persona

Dita

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të autostradës Vlorë – Levan. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:47, ku mjeti tip “Ford-Fiesta” me targë VL8893C, është përplasur me trafikndarësen, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas, ndërsa 1 shtetase tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Të dëmtuarit janë identifikuar si A.B. 33 vjeç, drejtuesi i mjetit, E.B. 28 vjeç, bashkëshortja e shoferit dhe pasagjerja K.Z. 21 vjeç. Nga të dhënat, thuhet se E.B., ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa dy të tjerët kanë marrë dëmtime të lehta në trup.

Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e duhur. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article
1 Comment
  • Kush do ta paguaje demin e trafikndareses se demtuar? smund te pagujam gjithmone ne per pijanece a aventuriere qe marrin ne qafe jeten e ete tjereve ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *