Vlorë, moti i keq pezullon të gjitha lundrimet në det

anazapta

Është pezulluar udhëtimi për të dytën ditë i tragetit të linjës Vlorë-Brindizi. Arsyeja e pezullimit është moti i keq në det dhe dallgët e fuqishme. Burime nga ana e Kapitenerisë së Portit, njoftuan se deti në gji shënon 5-6 ballë dhe 7-8 ballë në det të hapur. Përveç tragetit, është pezulluar çdo lundrim me mjete të tjera, kryesisht peshkarexha dhe barka. Mësohet se për shkak të motit të keq, trageti Vlorë-Brindizi nuk është nisur as dje pasdite. Trageti ‘Red Star’ duhet të nisej në orën 09:00.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *