Një aksident është regjistruar pak më parë në rrugën transballkanike në Vlorë.
Mësohet nga media se bëjnë se një makinë tip “BMW” ka përplasur një motor dhe për pasojë ky i fundit ka marrë flakë.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e qytetit me dëmtime në trup.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariatin e Vlorës për tu pyetur më tepër rreth aksidentit. Policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, e shurajen e flakëve.
b.b/dita
