Vlorë, përfshihet nga flakët një ndërtesë trekatëshe, s’ka të lënduar

redaktor

Një ndërtesë trekatëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën muzeale ‘Justin Godard’ të qytetit bregdetar, ku të gjitha banesat e ndërtesës trekatëshe janë djegur plotësisht.

Tri zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë punuar për shuarjen e flakëve.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *