Vlorë, përleshje me armë, kapen me 50 kg drogë çokollatë 4 persona, plagoset lehtë polici

redaktor

Një aksion antidrogë i Policisë së Vlorës mbrëmjen e sotme, i koduar “Jeep”, ka përfunduar me përleshje me armë zjarri mes agjentëve dhe një grupi personash të dyshuar për trafik narkotikësh.

Të shtënat me armë janë shënuar rreth orës 20:30, në zonën e njohur si “Kuzum Baba”, ku të dyshuarit që lëviznin me makinë gjatë ndjekjes, janë strehuar më pas në një banesë.

Madje ata kanë qëlluar me armë zjarri ndaj uniformave blu. Ndërhyrja u bë në momentin e shkëmbimit të narkotikut.

Policia iu përgjigj gjithashtu me të shtëna. Nga shkëmbimi i zjarrit, që ka zgjatur për disa minuta, ka mbetur i plagosur lehtë në dorë një efektiv i policisë, pa rrezik jete.

Në përfundim të betejës dhe operacionit, policia ka mundur të neutralizojë 4 prej personave të dyshuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Janë shoqëruar dhe pritet të ndalohen në vijim Eraldo M., 30 vjeç, Erjon Ç., 32 vjeç, Gjergj D., 23 vjeç dhe Edison B., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 50 kilogramë hashash çokollatë. Për momentin identiteti i tre personave të tjerë nuk bëhet ende i ditur./A.B.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *