Policia e Vlorës ka mundur të shpëtojë dy persona të cilët u denoncuan të humbur në det të hapur prej 6 orësh. Fjordi Mecaj dhe Albert Rrahmani rreth orës 10:00 kishin dalë në det me një mjet lundrues sportiv, pedalon dhe nuk ishin kthyer në breg. Të afrimit e dy peronave nga Tirana njoftuan policinë, e cila u vendos në lëvizje duke filluar kërkimet për operacionin e kërkim-shpëtimit. Të rinjtë u lokalizuan në afërsi të një bove në zonën e Zvërnecit dhe u shpëtuan nga policia. Kjo e fundit njoftoi se ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.
