Vlorë, prezantohet për qytetarët projekti “Lungomare”

Bledar Lumani

Në praninë e kryeministrit Rama, qytetarët e Vlorës janë njohur sot me projektin e vijës bregdetare “Lungomare”.

Projekti  tashmë i përfunduar, iu shfaqet qytetarëve në detaje nga Ministria e Turizmit.

Prezantimi u bë nëpërmjet arkitektëve dhe inxnjinjerëve të dy studiove që e punuan atë.

Arkitekti i firmës belge tha se, “kemi arritur në përfundimin e fazës së parë të projektit që shkon deri tek porti.

Ne kemi kryer katër dëgjesa publike për mjedisin.

Tani ne po mendojmë pjesën e dytë nga porti deri tek Pylli i Sodës.”

Ndërsa mori fjalën, kryeministri Edi Rama theksoi se projekti na siguron një cilësi krejt të re të vizionit për Vlorën.

“Kemi një projekt të realizuar në një kohë rekord të realizimit të vijës së parë të bregdetit nga Porti deri tek Tuneli.

Kjo është pjesa më prezantuese e qytetit dhe e gjithë krahinës. Ky projekt përkon me fillimin e një transformimi tërësor që nis me ndarjen e re administrative. Bashkia e Vlorës shtrihet në një territor shumë të gjerë, dhe vija bregdetare e Jonit nis në Vlorë, shkon në Himarë dhe përfundon në Sarandë.

Ky projekt, si dhe ndarja e re territoriale, do të kenë një ndikim mjaft pozitiv në zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë, dhe si rrjedhim edhe turizmit”, theksoi Rama.

Rama tha se ky projekt është një potencial shumë më i madh integrimi dhe zhvillimi, sidomos pas lidhjes së 3 bashkive të mëdha, Vlorës, Himarës dhe Sarandës.

 

Share This Article
14 Comments
  • Une dhe gjithe vlonjatet mbajme mende projektin e te ashtuquajtures Transballkanike qe ka filluar qe ne vitet 80 dhe akoma nuk ka mbaruar,afersisht 35 vjet,kete fat do te kete edhe kjo shetitore qe cuditerisht ju vendosin emra te huaj a thua se mbaruan emrat e bukur shqiptare,une them se e paguan ata qe ju prishen shtepit dhe bizneset,me te vertet gjynah….

  • U lumte! Edhe me paret e mbledhura nga vjedhjet, qe kane bere deri tani fullanet e saliut,t’a perfundoni kete projekt para kohe,U Lumte Rilindas….Cani perpara,qenve pas s’ua ndaloni dote,ham-humet…

    • hahahahaha po ca thua o “pelivan” Fullani po trash bythet ne vilen e Lalzit. E ke gabim adresen e parave. Rilindasi eshte duke marr borxh se nuk ka b…th me then nje llaf per Fullanin jo me ti marri paret e vjedhura.
      O Dita po ju pse nuk jepni me lajme per tragjedine Fullani?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • …ore mire qe bejne investime dhe qofshin te bekuara per ta bere jeten e femijeve teane me te mire…por dy probleme kam se pari …jashte kontekstit ,perse nuk reagon k/ministri per ceshtjen e parase publike ,pasi skandali Fullani eshte i lidhur me miradministrimin e parase publike, dhe historia e tranzicionit shqiptar ka treguar qe aty ku paraja derdhet lume (ne rast megaprojektesh si rruga e kombit) aty abuzimi eshte edhe me i madh ….se dyti duhet te them se ne qytetin e Beratit ku banoj po aplikohet nje projekt i ngjashem per ndertimin e Pedonales se qytetit dhe rihabilitimin e parkut te gjelber…..verej me keqardhje si qytetar se projekti i ri ka eleminuar disa objekte artistike estetikisht shume te bukura si statuja bronxi qe i kish parku i meparshem dhe ka lene pa prekur nje SHATERVAN Te QELBUR ME PROFIL TE NGJASHEM me Ate te nje MAMUTHI PREJ BETONI….veper bastarde e denje per nje vizion medioker e ne stili koperativisti e denje per nje Kryetar Bashkie Si Shkelqesia e tij z Fadil Nasufi…konstatoj jo pa keqardhje qe perkunder ketyre financim,eve te medha qe kane kerkuar projekte te huaja dhe bashkfinancime nga fondi amerikan…kjo veper e shemtuar i ka shpetuar shkaterrimit dhe qendron aty STOIKE si per te bere pis fytyren e re qe po merr qyteti ne keto kohe

    • Me sa shikoj personi qe ka shkruar keto rreshta, jo qe se ka haberin, por shkruan idjotlleqe….as nje veper bronxi nuk eshte prekur. Kur te perfundoj projekti ne kompleks, ketij “Dr Fischer” do ti vi turp nga vetja per keto qe po shkruan sot. Dijani per nder kryetarit tuaj ne Berat keto fonde qe po investohen per qytetin. Evropa po vjen ne Berat….por shume sylesh mitingjesh duan partine dhe jo qytetin ku banojn. Ne berat ka ndertime pa leje ne mes qytetit qe duhen prishur….por mendoj se dhe kjo do te behet ne momentin e duhur. Te shpresojme!

      • …. degjo or ti Mr.Dijanipernderkryetarittuajtebashkise……populli i Beratit ia di per nder vetem tradites dhe kultures se vet mijvjecare, dhe jo nje individi qe vetem ne fund te mandatit te 3 apo te 4 (se nuk numerohen dot me) u kujtua se duhet te investohet dicka edhe per qytetin.Eshte pikerisht kjo tradite dhe histori qe i ben Beratasit te ndjehen krenare per “guret e sokakut”…Sa per nderimet pa leje eshte pa logjike te mendosh se ai qe i lejoi ai edhe mund ti prishe.Eshte ceshtje tjeter se qyteti ka humbur shume nga qytetaria e vjeter duke mos i bere dot balle furise se ndryshimeve demografike, dhe ka pasur dhe ka njerez me pushtet qe per interesa te caktuare i kane dhene Realitetit te vjeter Historik te qyetit kinse tipare Rurale e provinciale duke perbaltur ,Bardhesine e Mureve te lashta te Mangalemit e Gorices me stereotipe tipike te sjelljes fshatare si “Kullotja e Dhive dhe e kuajve apo derrave ne Lulishte 50 m Para bashkise” apo shitja e Rreckave dhe kepuceve te perdorura paradite apo pasdite ne mes te Shetitore nga Romet. 50 m larg Bashkise.Parkimet e Makinave ne mes Te lulishtes Publike.Bllokimi i trotuareve nga lloj lloj aktivitetesh….per te mos permendur,mungesen e KInemase,Teatrit,Qendrave Tregtare Bashkohore e shume te tjera qe nuk permenden dot por qe do ti jepnin beratit dimensionin e nje qyteti sa te vjeter ne histori aq edhe modern ne stilin e jetes sot

  • ne qoftse s’keni mare me tregoni ne cilen pjese te Italise po e nderton ky piktori lungomaren dhe pse projekti tregohet ne Vlore?

  • Ore Pelivan,leri bythlepirjet e tua per ne nje platforme tjeter komentuesish,legena si ty po e marrin ne qafe ket vend.

  • Pelivan,nga fullhanet,Gjin Bue Gjonet,Berishat arka e shtetit as ka marre e as ka per te marre gje.Lungo-maren per mare do ta paguaje populli se per popullin behet.Ata ikin me avion dhe jo me makine.Shterngo rrypin Pelivan se me rryp te shternguar te del zeri me mire

  • Jemi te tejngopur me projekte, tani duam vepra.Kemi ministrin Ahmetaj qe mendon vetem per taksa e monopole te reja.Ministre arsimi qe peshtyn ne pjaten ku ka ngrene e “detyruar” nga Berisha(master tek UFO).Ministre INOVACIONI qe nuk e di se numri i shasise eshte per te verifikuar origjinen e mjetit.Minister rendi qe policet i ka anes rrugeve si lopet, qe shikojne dhe nuk nderhyjne.

  • Sa turp per nje shtet qe edhe nje investim qe ben ja ven emerin LUNGOMARE. Po ku jemi keshtu??? Perse e bene luften shqiptaret dhe vlonjatet ne 1912 dhe shpallen mevehtesine? perse Selami juaj or vlonjate vuri gunen mbi tela dhe me dyfek te lidhur me gjalm luftoi breshkaxhinjte duke i hedhur ne dete, perse djemt dhe vajzat tuaja ne formacionet e lacdishme partizane dhane aq shume gjak ne cdo cep te Shqiperise e deri ne Vishegrad duke i perzene bishat nazi fashiste??? Per te kthyer Shqiprine dhe Vloren ne nje kasaba me “Lungomare”,etj emertime nga kinezce, ruse e alla euro-amerikance???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *