Vlorë, punonjësit e një fasonerie këpucësh në protestë për pagën e luftës

Leda Hysa

Rreth 100 punëtorë të një fasonerie këpucësh kanë dale në protestë mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Ata pezulluan punën pasi shprehen se nuk e kanë marrë ende pagën e luftës.

I janë drejtuar fasonerisë ku kërkojne që të sqarohen me pergjëgjesen dhe ekonomisten por nuk jua hapin derën.

Fasoneria përbëhet prej afro 200 punëtorësh dhe ushtron aktivitetin e saj prej disa vitesh në këtë qytet.

“Zyra e punës na tha që na takon paga e luftës. 15 ditë nuk punuam, tani punojmë me orë të shkurtra. Duam pagën, nuk kemi të ardhura të tjera.”, është shprehur një prej punonjësve.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *