Plumba në mes të qytetit, Vlora tronditet nga një tjetër krim i rëndë. Vritet 38 vjeçari i sapokthyer nga Spanja (fotot në brendësi)

entela

Qyteti i Vlorës tronditet nga një tjetër ekzekutim mafioz. Rreth 15 të shtëna në mes të qytetit i kanë marrë jetën 38-vjeçarit Delon Troqe, i sapokthyer nga Spanja, ku kishte shkuar si emigrant prej kohësh.

Ai është kushëri i shtetasit Ervis Troqe, të riut 28-vjeçar, që u zhduk pa gjurmë në vitin 2018, teksa u rrëmbye me makinë nga një grup kriminal rival.

Persona të paidentifikuar, që besohet se janë vrasës të paguar, e kanë ndjekur mbrëmjen e djeshme 38 vjeçarin dhe rreth orës 22:00 i janë afruar me makinë, duke zbrazur mbi të breshëri plumbash, ndërsa ai ecte në rrugë.

Policia vendore ngriti postblloqe dhe shoqëroi mbi 10 persona deri në mesnatë. Atentati ndodhi pranë zonës ku banonte viktima. Janë dëgjuar ulërimat dhe vaji i familjarëve të 38-vjeçarit. “O Delon, o Delon!”, – ishin disa nga thirrjet që shpërthyen në britma dhimbjeje dhe lotë kur e panë trupin e përgjakur në tokë”

Megjithëse u dërgua me urgjencë drejt spitalit, Troqe nuk mundi të mbijetonte, pasi kishte plagë të shumta në trup.

Viktima e mbrëmshme
I afërmi i zhdukur në 2018

Nga hetimet paraprake mësohet se Delon Troqe, banues në Vlorë, ishte pronar i një servisi makinash, ndërsa vetë herë pas here udhëtonte jashtë vendit.

Atentati ka ndodhur pikërisht para derës së biznesit të tij, ku i riu është qëlluar për vdekje nga të paktën 2 persona, teksa një i tretë ka qenë shoferi i mjetit të përdorur për vrasjen.

Më herët, para se të hapte servisin e tij të makinave, mësohet se 38-vjeçari punonte me turistë, me gomone, duke i dërguar në Karaburun, ose në ishullin e Sazanit.

Hetuesit shpresojnë se pamjet filmike të kamerave të sigurisë mund të zbardhin detaje me rëndësi.

Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda dy javëve, teksa më 10 maj u ekzekutua me breshëri “Kallashnikovi” në makinën e tij edhe 40-vjeçari Bledar Birçaj, i cili gjithashtu ishte kthyer nga Spanja pak kohë më parë.

Edhe për këtë atentat, policia nuk ka ende asnjë person të identifikuar apo arrestuar, teksa bashkë me viktimën në fuoristradë kanë qenë edhe një agjent i Antidrogës, dhe një tjetër person.

o.j./ dita

 

 

Share This Article
4 Comments
  • E cfare te thuash per keta,,cfare do mbjellesh do presesh,,,kush merret me Leke te piste kete fund ka…nuk di pse perbejne lajm tashme,,njerez te mafies,shesin mall qe vret mijera,duan nga hotel nje X 5 poshte,nje grua,nje dashnore,rroba firmato,te hiqen si dikushi….jane viktima te vetes se tyre,,,njerez te rritur qe bejne nje zgjedhje te pasurohen shpejt,,,shumica e botes punon me djersen e ballit dhe punojne deri ne 30 vite te shlyejne nje kredi per shtepi,,ne Shqiperi ambicja,xhelozia,pa ngopesia e shpirtit dhe syrit kane shume viktima,jeta eshte te jetosh o Trapa jo te shesesh droge,se nje dite te vjen bileta per ne boten tjeter dhe asgje nga ato qe bere nuk merr me vete,,vetem le mbrapa dhimbje per familjen…..Droga vret edhe ata qe e marrin,Po edhe ata qe e shesin eshte Fact…

  • S do shume mend e ,ka bere i njejti grup qe rembeu dhe vrane te parin ,supozohet se jane rivalet nga spanja ,,heren e pare e kishen dhe me kamera kush e rembeu dhe vrau ,dhe i lane te lire .Kjo eshte policia kurve e vlores qe mer urdhra nga lart

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *