Agjentë të policisë së Vlorës kanë sekuestruar në orët e fundit 22 kg lëndë narkotike, si dhe kanë arrestiar 3 persona.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, lënda narkotike, e llojit kanabis, është gjetur në fshatin Treblovë.
Të arrestuar, sipas burimeve, janë shtetasit Mehmet Mehmetaj, Xhaferr Rrapaj dhe Julin Buza, ndërkohë që shtetasi me inicialet A.G është shpallur në kërkim.
