Vlorë, sekuestrohen 77 kg kanabis

Ornela

Policia e Vlorës ka sekuestruar 77 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga një 51-vjeçar si zotërues të lëndës narkotike.

Ditën e hënë, në lagjen ”11 Janari”, në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, policia ka gjetur 27 pako të vendosura në çanta sporti, në brëndësi të një mjeti tip ”Opel”, i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu, banues në Fier.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *