Policia kufitare e Vlorës në bashkëpunim dhe me Guardia di Finanza kanë sekuestruar një sasi prej 1 ton lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa. Në një njoftim të posaçëm për mediat policia bëri me dije se gjate nje kontrolli rutine pergjate gadishullit te Karaburunit në Vlore si nga ana e tokes dhe e detit ne vendet ku ka risk per imbarkimin e lendeve narkotike, u konstatua sasia e lendes narkotike e tipit cannabis sativa.
Sipas policisë së shtetit droga ishte e ndarë ne 38 canta ndërsa malli ishte fshehur ne shkurre gati per t’u transportuar ne drejtim te Italise. Në njoftimin e policisë thuhet se në bashkëpunim dhe me Drejtorine e Qarkut Vlore, po vazhdohet me tej me kerkimin dhe identifikimin e personave pergjegjes.