Vlorë, sekuestrohet hoteli i ndërtuar nga paratë e drogës

redaktor

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi, në përfundim të hetimeve disamujore ka vendosur masën e sekuestros preventive për një godinë shumëkatëshe, e destinuar si hotel.

Godina e bllokuar ndodhet në zonen e Ujit të Ftohtë në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja”. Ajo është në pronësi të shtetasve E. B. dhe Sh. B., të dy banues në Vlorë me një vlerë sipas vlerësimit të normave zyrtare në fuqi që arrin deri në 1.5 milion euro.

Sekuestroja e kësaj godine u krye pasi dyshohet se është produkt i të ardhurave nga veprimtari kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” në vendet e Bashkimit Europian.

Share This Article
3 Comments
  • Pa shikoni njehere mo, se nuk e di, kete piken e Keculles ne Gjirokaster qe e kane privatizuar ca persona,a mos valle edhe ata mos po meren me pastim paraje?Sepse nuk kane ne pronesi vetem kete pike strategjike, por kane me dhjetera te tjera neper shiperi…….

  • Pse bllokim me para droge…gagim…sekustroni ato te djerses popullit fukara te politikanve dhe te frrokave per prostitucion pastaj te ketij….e ke RIDVAN BODEN miliarder moj none 8 vjet me qelsat e hamarit ne brez te fukarenjeve shqiptare

  • Poshyqyr more ….heqshit kemben zvare ….fillojeni qe nga akademia …gjithe to vila qejane ber mbi akademi ….deri ne palase …kush ka pasuri te pa justifikuar …te gjithe sekuestro !!! Do shikoni sa kriminela do dalin …..shikoni sa prej ketyre jane te kerkuar neper bote ,per prostitucion dhe droge !! Ju lumte ..ishalla behet nje gje per kete popull te shtypur nga llumi …qe beri vila ehotele me pislleqe .!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *