Një arsenal i vërtetë armësh është sekuestruar sot në mesditë nga policia kufitare e Vlorës në port. Sipas uniformave blu, automjeti tip Fiat, me targa DR 530 HH, me drejtues shtetasin italian Elvis Bozhati, po udhëtonte drejt shtetit fqinj. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, janë gjetur armë, granata dhe ndezës. Policia kufitare e Vlorës ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit.
